Si duhet të hap llogari nëpërmjet video-identifikimit?
Procesi i hapjes së llogarisë bëhet përmes aplikacionit mobil të bankës ProCredit, të cilin mund të shkarkohet në App Store dhe Play Store. Pas shkarkimit, shtypni opsionin Hap llogari në bankë e më pas plotësoni të dhënat tuaja personale. Gjatë procesit të aplikimit duhet të keni me vete patjetër letërnjoftimin/Pasaportën valide si dhe një faturë mujore si rrymë, ujë, etj. e cila e vërteton adresën tuaj të banimit. Për më shumë, shiko videon udhëzuese.
Si mund të kyçem në video-bisedë pasi që kam plotësuar aplikacionin dhe nuk është përfunduar hapja e llogarisë?
Gjatë hapjes së llogarisë, klientët do të pranojnë një numër ( kod të shkurtër) i cili do të shërbej për vazhdim të procesit më vonë në rast se shkëputet lidhja për çfarëdo arsyeje, kështu duke i ruajtur të dhënat paraprake.
A duhet të kem faturë dhe letërnjoftim valid/pasaportë (biometrike)?
Gjatë procesit të aplikimit duhet të keni me vete patjetër letërnjoftimin/Pasaportë valide si dhe një faturë mujore si rrymë, ujë, etj. e cila e vërteton adresën tuaj të banimit.
Sa zgjatë procesi i hapjes së llogarisë?
Procesi i hapjes së llogarisë zgjatë më pak se 15 min.
Si duhet të shkarkohen kontratat pas hapjes së llogarisë?
Pas përfundimit të procesit të video-bisedës ju duhet të prisni në aplikacion derisa të ruhen të dhënat e regjistruara, më pastaj klikoni tek opsioni Vazhdo < Kërko Certifikatën dhe Pranoni kushtet dhe rregullat e përgjithshme. Pastaj pranoni një kod të sigurisë 8 shifrorë të cilin e pranoni me SMS dhe e përshkruani në aplikacion. Hapi i fundit është shkarkimi i kontratave tuaja ku më pas përfundohet procesi. Më shumë, shiko videon.
Sa merr kohë aktivizimi i llogarisë?
Llogaria aktivizohet menjëherë, pas përfundimit ju mund të filloni shfrytëzimin meqenëse e-Banking është funksional. Ndërsa kartela ju vjen me postë brenda javës.
Çka duhet te kem parasysh para fillimit të procesit të hapjes së llogarisë?
Përveç dokumenteve për hapje të llogarisë, ju lutem ndiqni videon për disa këshilla tjera të cilat ndihmojnë që komunikimi të jetë sa më i shpejtë dhe efikas. Shiko videon këtu
Si mund të kyçem në e-Banking pas përfundimit të hapjes së llogarisë?
Emri i përdoruesit për kyçje në shërbimin e-Banking gjendet në kontratat e hapjes së llogarisë që i keni shkarkuar, ndërkaq fjalëkalimin e pranoni përmes SMS në telefonin tuaj mobil. Fjalëkalimi është për një përdorim, andaj sigurohuni të kyçeni në e-Banking, versioni Desktop brenda 24ore dhe caktoni një fjalëkalim të ri. Më shumë informata rreth e-Banking, mund ti gjeni këtu
A duhet të kem numër telefoni të Kosovës?
Po, për të hapur llogari online përmes video bisedës, ju duhet patjetër të posedoni numër telefoni të Kosovës.
Kam hasur në problem pasi kam përfunduar video bisedën?
Duke vendosur kodin e aplikimit (kod i shkurtër) në opsionin e dedikuar në fillim, ju mund të vazhdoni hapjen e llogarisë edhe nëse keni problem pas video bisedës. Shiko videon udhëzuese
Kush mund të aplikoj për hapje të llogarisë me video bisedë?
Të gjithë personat privat që posedojnë dokumente identiteti të Republikës së Kosovës, që nuk janë persona të ekspozuar politikisht dhe që nuk janë relevant për FATCA