Jam përdorues për herë të parë e-Banking, si të qasem?
Fillimisht, qasuni në faqen e e-Banking përmes linkut. Tek “Emri i përdoruesit” ju lutem shkruani emrin e përdoruesit që keni marr në bankë gjatë marrëveshjes për e-Banking. Tek hapësira “Fjalëkalimi” ju lutem shkruani fjalëkalimin, si dhe në faqen e re që paraqitet kur klikoni vazhdo varësisht çfarë metode të sigurisë për çasje keni(Token, SMStan apo KTMS) ju duhet të vazhdoni autentifikimin(verifikimin).
Gjithashtu, ju mund ta përdorni edhe versionin mobil të e-Banking, ku mund të kyçeni përmes këtij linku.
Kam harruar fjalëkalimin e e-Banking, si të qasem?
Ndryshimin e fjalëkalimit mund ta bëni përmes opsionit “Resetimi i Fjalëkalimit” që gjendet në faqen kryesore të e-Banking. Gjatë procesit të ndryshimit të fjalëkalimit do të ju kërkohet e-maili dhe numri i telefonit që e keni të regjistruar në bankë. Ju do të pranoni një email njoftues nga banka që është kërkuar ndryshimi i fjalëkalimit, andaj në rastet kur ju nuk e keni iniciuar këtë kërkesë dhe pranoni një email të tillë është përgjegjësi e juaj që të kontaktoni bankën për të bllokuar shërbimin.
Më ka skaduar tokeni për e-Banking, si të veproj?
Për klientët privatë, ne kemi zhvilluar dy metoda të reja të sigurisë, SMS Tan dhe KTMS-ProCreditMobileSignin.
KTMS – ProCreditMibileSignin është aplikacion mobil që mundëson verifiimin tuaj për tu qasë në e-Banking. Është metoda më e re dhe më e sigurt e autentifikimit të transaksionevve e cila përdoret në mbarë botën. Funksionon në IOS dhe Android dhe mund të shkarkohet nga Google PlayStore apo Apple Store. Aplikacioni duhet të aktivizohet dhe për këtë nevojitet Mobile Sign ID dhe kodi i aktivizimit. Këto informata pranohen përmes SMS ose pas qasjes në faqen e-Banking.
Si funksionon SMS Tan?
SMS Tan është metodë e sigurisë për kyçje në e-Banking. Me aktivizimin e këtij shërbimi ju do të pranoni një kod unik të sigurisë që do të ju dërgohet me SMS. Është kod për një përdorim pra gjenerohet sipas kërkesës tuaj specifike dhe për secilën kërkesë dërgohet një kod i ri i sigurisë. Kodi i sigurisë i pranuar me SMS ka kohëzgjatje prej 3 minutave dhe pas këtyre minutave kodi nuk është më i vlefshëm.
Si të iniciojë pagesën e faturave apo tatimeve në e-Banking?
Për ta bërë më të lehtë për ju të paguani faturat mujore me e-Banking, ne kemi krijuar video udhëzuese të cilat shpjegojnë hap pas hapi si të realizoni këto transaksione në e-Banking, gjeni videot këtu.
Çka janë urdhërpagesat periodike?
Urdhërpagesat periodike janë pagesa apo transferta të vazhdueshme mujore të cilat iniciohen nga llogaria e përfituesit në mënyrë automatike. Për të u informuar si bëhen urdhërpagesat periodike me e-Banking lexoni Udhëzuesin për përdorim të shërbimit E-Banking me kodin e sigurisë me SMS këtu.
Cilat fatura paguhen me e-Banking?
Faturat e Energjisë Elektrike, Ujit, Telefonit, Sigurim, Tatimin në të ardhura personale, kontributet pensionale, tatimin në pronë, pagesat tjera për shërbimet e pranuar nga njësitë buxhetore( ministritë, gjykatat etj.), pagesat për doganë.
A mund të pranoj me email fjalëkalimin e e-Banking ?
Për shkak të ndjeshmërisë së informatave në dërgimin e “fjalëkalimit” përmes emailit, ne ju sugjerojmë të na kontaktoni në Qendrën e Kontaktit në në numrin 038 555 555 apo 049 555 555 ose na dërgoni përmes emailit numrin tuaj kontaktues, në mënyrë që të ju kontaktojmë prapa për t’ju asistuar për kyçje në platformën e-banking.
Përse nuk mundem të vazhdoj tutje me inicim të transfertit me e-Banking?
Në mënyrë që të vazhdoni tutje me inicim të transfertit ju lutem shumë sigurohuni që çdo informatë është e dhënë saktë nga ana juaj si iniciuesi i transfertit. Ju lutem përkujdesuni që në rubrikat e përshkrimit të transfertit të mos përfshini asnjë simbol tjetër përveç shkronjave dhe numrave, gjithashtu edhe shkronja “ë” dhe ç nuk pranohen.
Më është bllokuar llogaria e e-banking, nuk kam kod të klientit as email të deponuar si të vazhdojë?
Ju lutem na lejoni të ju informojmë se për çështje sigurie, llogaria juaj në e-Banking bllokohet në momentin që ju shtypni gabimisht ndonjërën prej informative si emrin e përdoruesit apo Fjalëkalimin pesë herë radhazi. Në anën tjetër ju informojmë që për resetim të llogarisë tuaj në e-banking, ju mund të kontaktoni qendrën e kontaktit 038/555 555 & 049/555 555 apo përmes emailit kos.kujdesiperkliente@procredit-group.com
Kam bërë dy herë të njëjtën pagesë me e-Banking, a mund të anuloj njërën?
Ju lutem shumë të keni parasysh që në mënyrë që të shqyrtojmë rastin dhe të anulojmë njërën nga pagesat, na dërgoni fletëpagesën e skanuar përmes emalit kos.kujdesiperkliente@procredit-group.com apo vizitoni njërën nga degët e bankës më të afërt për inicim të reklamacionit /kërkesës për anulim të transfertit.
Si mund t’i tërheqi mjetet nga llogaria e kursimit?
Ju mund të inicioni transfertin përmes shërbimit e-Banking nga llogaria e kursimit drejt llogarisë tuaj rrjedhëse, dhe pasi të figurojnë paratë në llogari ju mund të vazhdoni me tërheqje në bankomat ose në pikat e shitjes së bankës (POS).