Shërbimet përmes SMS

Shërbimet përmes SMS

Përmes SMS shërbimeve ju mundësohet klientëve tanë të njoftohen rreth llogarive të tyre, kontrollojnë bilancin e llogarive si dhe bëjnë mbushje të telefonit dhe blerje të produkteve të tjera. SMS shërbimet  funksionojnë duke dërguar SMS drejt numrit 50333, shërbim për të cilin duhet paraprakisht të lidhet marrëveshje me bankën për këto shërbime.

Këto shërbime mund të shfrytëzohen për klientët që kanë operatorët Vala ose IPKO.

Banka ProCredit ofron këto SMS shërbime: 

  • SMS njoftimin 
  • SMS mbushje
  • SMS bilancin
  • SMS pagesa për doganë

SMS Njoftimi

Të gjithë klientët që kanë llogari të hapur në ProCredit Bank dhe që posedojnë numër të telefonit mobil të operatorëve VALA ose IPKO- me anë të këtij shërbimi klientët do të jenë çdo herë të informuar rreth lëvizjve në llogaritë e tyre, ku me rastin e realizimit të transaksionit ata do të marrin një SMS mbi bilancin e ri, vlerën dhe llojin e transaksionit të fundit.
Limitet që mund t’i zgjedhin janë: 500€, 1,000€, 2,000€, 5,000€.

SMS Mbushje

Ju ka rastisur t’ju nevojiten para për telefon, apo abonimi juaj ka skaduar pas orarit zyrtar të punës? Ky problem me ProCredit Bank është zgjidhur. Shfrytëzoni mbushjen SMS kurdo që të doni. Dërgoni SMS në numrin 50333.

Mbushjet që realizohen janë këto:

Mbushje telefoni:

  • Vala
  • IPKO mobil
  • IPKO FIKS

Mbushje të produkteve mujore të IPKO-s:

  • Internet
  • TV
  • DuoTv (internet + TV)
  • DuoFIX (internet + telefoni fiks)

Si të realizohet mbushja e telefonit?
Për ta mbushur telefonin tuaj, ju duhet ta shkruani numrin e telefonit “hapësirë” shumën me të cilën doni ta mbushni llogarinë dhe këtë mesazh ta dërgoni në numrin 50333.

SMS Bilanci

Nëse dëshironi ta dini bilancin e llogarisë tuaj, e tëra që duhet bërë është të dërgoni një sms. 

Si mund ta keni edhe ju këtë shërbim?

Përfitues të shërbimit SMS bilanci janë të gjithë klientët e ProCredit Bank, të cilët kanë llogari private apo të biznesit, dhe që posedojnë telefona mobilë dhe numra të operatorit Vala ose IPKO.

Me SMS bilanci ju mund ta keni informatën në çdo vend dhe në çdo kohë për:

  • Bilancin e llogarisë rrjedhëse private apo të biznesit 
  • Bilancin e llogarisë të kursimit 

Si të informoheni për gjendjen e llogarisë rrjedhëse?
Vetëm dërgoni SMS në numrin 50333 me përmbajtje "Bilanc" apo B.

Si të informoheni për gjendjen e llogarisë së kursimit?
Vetëm dërgoni SMS në 50333 me përmbajtje "bilanc kursimi" apo BK.

 

SMS Pagesa për doganë

Duke hequr nevojën për procesimin tradicional të faturave doganore, ky shërbim modern dhe efikas mundëson që pagesat për doganën ti kryesh çdo ditë të javës, veç përmes një SMS-i!

Ja si funksionon:

HAPI 1: Dërgo një SMS në numrin 50333

HAPI 2: Shkruaj D, hapësirë dhe më pas numrin referencial të faturës doganore.

Pagesa përfundohet!

Këtë shërbim mund ta përdorin si klientët privatë, ashtu edhe  bizneset. Në rastet e bizneseve, personi që kryen pagesën duhet të jetë i autorizuar në llogari të biznesit përkatës.

Është shumë e rëndësishme që gjatë përpilimit të kontratës për këtë shërbim, numri i telefonit dhe informacionet e tjera të jenë të sakta dhe të përditësuara në profilin tënd në bankë.

 

*Me rëndësi:
Në rast se pas aktivizimit të “SMS shërbimeve” ndërroni numrin tuaj mobil, ju lutemi që të na njoftoni menjëherë duke vizituar degët e bankës.