Epoka e re e pagesave digjitale ka filluar dhe ti, si klient i Bankës ProCredit, ke biletë në ulëset e para! Pagesat pa kontakt në dyqane, internet dhe brenda aplikacioneve që Google Pay ofron tani u janë shtuar gamës së gjerë të mundësive të tua financiare në ProCredit.
Banka ProCredit ka dalë në krye si ofruesja e parë e Google Pay në Kosovë. Ti, bashkë me të gjithë klientët e bankës, do të jeni ndër të parët që do të keni qasje funksionale në këtë teknologji të re të pagesave, duke përfituar nga përparësia e shndërrimit të kartelave bankare të ProCredit-it në kartela digjitale.
Nga data 25 qershor 2024, ti mund ta shtosh kartelën tënde MasterCard në Google Wallet™ dhe mund të kryesh blerje apo pagesa, qoftë online e qoftë në dyqane, vetëm me një klikim në telefonin apo orën tënde të mençur, kudo ku pranohen pagesat pa kontakt!
Lansimi i Google Pay sjell një sërë përfitimesh për klientët dhe bizneset në Kosovë
1. Lehtësi në POS pagesa: Me Google Pay, ti mund të kryesh pagesa të çastit në dyqane, vetëm duke e mbajtur telefonin tënd të mençur Android apo orën tënde të mençur afër POS terminalit, kudo ku pranohen pagesat pa kontakt që përdorin teknologjinë e komunikimit në fushë të afërt (NFC). Kjo redukton plotësisht nevojën për kartela fizike apo para të gatshme, duke eliminuar rreziqet apo ngatërresat e pagesave fizike.
2. Siguri e lartë: Transaksionet përmes Google Pay janë të mbrojtura me teknologji të avancuar enkriptimi të zhvilluara nga vet Google, duke garantuar një nivel të lartë të mbrojtjes së të dhënave të tua personale dhe financiare.
3. Shpejtësi në pagesat online: Kur kartela jote shtohet në Google Wallet, është më se e thjeshtë të paguash online. Vetëm zgjidh opsionin ‘Paguaj me Google’ ose zgjidhe Google Pay si metodën tënde të pagesës. Brenda një minute, procesi përfundon!
Në rrugëtimin drejt modernizimit të shërbimeve bankare në Kosovë, ky bashkëpunim me gjigantë të teknologjisë si Google e sjell Bankën ProCredit një hap më pranë përmbushjes së misionit të vet afatgjatë në digjitalizimin e plotë të shërbimeve dhe përvojës së lehtësuar bankare për klientët e vet.
Kryeshefi i përkohshëm Ekzekutiv i Bankës ProCredit në Kosovë, z. Visar Paçarada, ka deklaruar: "Misioni ynë gjithmonë ka qenë të ofrojmë shërbime bankare sa më të thjeshta dhe miqësore për klientët tanë. Integrimi i një sistemi kaq modern pagesash si Google Pay jo vetëm që na sjell më afër këtij misioni, por nxjerr në pah edhe angazhimin tonë për të qëndruar në krye të teknologjisë bankare”.
Ende më lehtë për ty me Google Pay!