Transaksione digjitale të sigurta me Google Pay ™

6/25/2024

Si mbështetëse e Google Pay, Banka ProCredit ka rol thelbësor në integrimin e kësaj platforme të avancuar pagesash në tregun kosovar, duke u ofruar klientëve privatë dhe bizneseve një mënyrë më të lehtë, më të shpejtë dhe veçanërisht më të sigurt për të kryer transaksionet e tyre të përditshme.


Si arrihet kjo siguri? 


Në përputhje të plotë me politikat strikte të Bankës ProCredit rreth sigurisë së informacionit, Google Pay implementon masa dhe protokolle të avancuara të sigurisë të cilat mbrojnë informacionin financiar të përdoruesve të vet dhe garantojnë transaksione të sigurta. 

 

Si e mbron Google Pay kartelën tënde

 

Si fillim, për të përdorur Google Pay, telefoni yt apo ora jote e mençur Android duhet patjetër të ketë të aktivizuar një kod sigurie apo vërtetim biometrik (gjurmë gishtash ose njohje të fytyrës) për t’u hapur. Masat e sigurisë që pasojnë më tej janë shumë më të avancuara se kaq.


Kur ti shton një debit apo kredit kartelë në Google Pay, numri i vërtetë i xhirollogarisë tënde bankare nuk ruhet në pajisjen tënde apo në serverët e Google. Në vend të saj, krijohet një numër llogarie virtual, i njohur si token. Ky token përdoret për të gjitha transaksionet që ti kryen përmes Google Pay, duke siguruar që numri i vërtetë i kartelës tënde të mos ekspozohet kurrë gjatë procesit të pagesës.  


Për më tepër, të gjitha informacionet mbi pagesën dhe transaksionet e tua janë të enkriptuara me protokolle standarde të industrisë. Protokolle të tilla shndërrojnë   informacionin tënd në kod të palexueshëm për palët e paautorizuara, duke garantuar transmetim të sigurt të të dhënave të tilla të ndjeshme.


Si të mbron Google Pay nga mashtrimet

 

Google Pay përdor sisteme të avancuara për të monitoruar transaksionet në kohë reale. Këto sisteme kanë për detyrë të zbulojnë aktivitete të pazakonta në transaksionet e kartelave të cilat i ke të shtuara në Google Wallet si dhe veprimet të cilat duken mashtruese apo detektohen si jo të zakonshme. 


Në momentin që zbulohet një aktivitet i dyshimtë, ti si përdorues njoftohesh menjëherë dhe Google ndërmerr veprimet e duhura për të siguruar llogarinë tënde, duke të hequr barrën e papërballueshme të mbrojtjes së të dhënave tua. Madje, edhe në rastet kur të humbet telefoni apo ora jote e mençur, ti ke mundësinë të kyçesh ose fshish nga distanca llogarinë tënde të Google Pay nga një pajisje tjetër, ose edhe përmes llogarisë tënde të Google. Kjo parandalon qasjen e paautorizuar dhe mbron informacionin financiar edhe nëse pajisja fizike është e komprometuar. 


Për t’u siguruar që çdo blerje apo pagesë që ti e kryen përmes Google Pay është bërë nga ti dhe vetëm ti si mbajtës i kartelës, Google Pay ofron njoftime në kohë reale për të gjitha transaksionet. Kjo u mundëson përdoruesve të identifikojnë dhe raportojnë shpejt çdo tarifë të paautorizuar, duke siguruar që mund të ndërmerren veprime të shpejta për të zbuluar çdo mashtrim të mundshëm. 

 

Paguaj sigurt me Google Pay

 

Masat gjithëpërfshirëse të sigurisë së Google Pay e bëjnë atë një nga platformat më të sigurta të pagesave digjitale në tregun e sotshëm. Duke e sjellë në dispozicionin tënd, Banka ProCredit mban premtimin e saj për siguri të plotë në mënyrën se si paguan.

Edhe më lehtë për ty me Google Pay!