Banka ProCredit është bankë komerciale e orientuar drejt zhvillimit. Ne ofrojmë shërbime cilësore për bizneset e vogla dhe të mesme si dhe për klientët privatë që kanë kapacitet për të kursyer dhe preferojnë të bankojnë përmes kanaleve elektronike. Në operacionet tona ne i përmbahemi një numri të caktuar parimesh bazë: ne vlerësojmë transparencën gjatë komunikimit me klientët tanë, nuk promovojmë kredi konsumuese, jemi të përkushtuar në uljen e ndotjes mjedisore si dhe ofrojmë shërbime të cilat janë të bazuara në gjendjen e çdo klienti si dhe në analizën e shëndoshë financiare.
Fokusi ynë është ofrimi i shërbimeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese, shërbime bankare online si dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, ne kemi për qëllim ta promovojmë kulturën e kursimit dhe përgjegjësin financiare tek klientët e biznesit dhe klientët privatë.
Aksionarët tanë presin një fitim të qëndrueshëm nga investimi më afat të gjatë, dhe nuk janë të interesuar për maksimizimin e fitimit në afat të shkurtër. Ne bëjmë investime të mëdha në trajnimin e stafit në mënyrë që të krijojmë atmosferë të kënaqshme dhe efikase të punës, si dhe të ofrojmë shërbime profesionale dhe të përshtatshme për klientët tanë.